Alpet shqiptare, destinacion i turizmit gjithëvjetor

3
Alpet Shqiptare janë një destinacion i turizmit gjithëvjetor, i cili ka zënë vend në mediat më të ndjekura botërore duke tërhequr gjithnjë e më shumë turistë të huaj.

Alpet shqiptare shtrihen në veri të lumit Drin dhe në perëndim të rrjedhjes së poshtme të lumit Valbona (degë e Drinit). Ato përfshijnë pjesën veriore të vendit dhe zënë rreth 8% të tij; kanë pozitë gjeografike tepër të izoluar, sepse rrugët që i lidhin ato me rajonet e tjera të vendit dhe trevat shqiptare jashtë kufirit, janë të pakta dhe në gjendje të keqe.

Tek Alpet dallohen blloqet, malësitë, kurrizet malore dhe luginat.

/ata.gov.al