Amarildo Ruçi, artisti i parë shqiptar që ekspozon veprat e tij në muzeun e Luvrit

33

Artisti shqiptar Amarildo Ruçi do të ekspozojë veprat e tij nga 1-4 shtator në muzeun e Luvrit në Paris.

Ruçi do të jetë pjesë e ekspozitës “Focus Art Fair PARIS 2022’’ në Luvër, ku veprat e tij do të mund të shihen nga mijëra turistë nga e gjithë bota.

Amarildo ka arritur që të jetë shqiptari i parë që merr pjesë me veprat e tij në muzeun e Luvrit, duke u bërë kështu një ambasador i Shqipërisë me talentin e tij dhe duke dhënë kështu një shembull të mirë se si të rinjtë shqiptarë kapin majat në çdo fushë.