Amazon vjen me risi, produktet teknologjike që lehtësojnë jetën e përditshme

29

Amazon ka prezantuar një linjë të re produktesh që mund të përdoren duke filluar nga shtëpitë, tek makinat dhe aparatet celulare si edhe një opsion të ri vokal për ndihmësin popullor dixhital, Aleksa.

Kjo e fundit është përmirësuar duke përdorur një makine që e mëson të flasë më shumë si një person dhe do të ofrojë madje edhe zëra njerëzish të famshëm, ndër të cilët, aktori Samuel L Jackson.

Në një prezantim në Seattle, Alexa ishte ylli i Amazon që synon të zgjerojë hapësirën e asistentit të tij dixhital, në mesin e një beteje me rivalët si Google, Apple, Microsoft e të tjerë.

Amazon ka zgjedhur aftësi shumëgjuhëshe për Aleksën, duke bërë që ajo të performojë në spanjisht, anglisht, frengjisht dhe hindi. Opsioni i zërit të njerëzve të famshëm nga amazon, pason një lëvizje të ngajshme nga google, që i dha përdoruesve mundësinë e dëgjimit të këngëtarit të famshëm John Legend, në Google Assistant, vitin e kaluar.

Veç  linjave echo dhe ring, Amazon prezantoi edhe kufjet e reja që mund të punojnë edhe me Google apo Apple, syzet smart, echo dotin e ri, folësin smart që vjen tani me disa risi, furrën e re pjekëse, edhe kjo smart, zile dhe kamera smart etj.