Ambasada Amerikane: Nëse aplikoni për vizë turistike nuk keni nevojë për garanci

424

Me anë të një njoftimi, Ambasada Amerikane bën me dije se kushdo që do të aplikojë për vizë turistike në SHBA, nuk ka nevojë për garanci. Sipas ambasadës, mjafton pasaporta dhe fleta e konfirmimit. Gjithashtu theksohet se një rol kyç për marrjen e vizës ka intervista.

“Po planifikoni pushimet në SHBA? Po aplikoni për vizë? Ju nuk keni nevojë të paraqitni një garanci në intervistën tuaj për vizë turistike! Pasaporta juaj dhe fleta e konfirmimit të formularit DS-160 janë gjithçka na nevojitet në intervistën tuaj. Kini parasysh që vendimet nuk bazohen tek dokumentet; bazuar në intervistën tuaj, oficeri konsullor do të vendosë nëse ju kualifikoheni për vizën. Si zakonisht, do t’u përgjigjem me kënaqësi pyetjeve tuaja mbi vizat sot dhe gjatë javës!” njofton Ambasada Amerikane.

Burimi: Shqip.com