Për të gjithë studentët shqiptarë që kanë dëshirë të vizitojnë, punojnë dhe të kalojnë verën në Amerikë, mund t’a realizojnë përmes një programi të shkëmbimit kulturor.
Ambasada Amerikane e ka bërë të ditur një fakt të tillë përmes një njoftimi ku thuhet se të gjithë studentët e vendit tonë që do të duan të vizitojnë Amerikën gjatë muajve të verës, mund ta realizojnë duke aplikuar për një program shkëmbimi kulturor, punësimi dhe udhëtimi.