Ambasada Amerikane: Studentët shqiptarë, mundësi për të kaluar verën në Amerikë

80

Për të gjithë studentët shqiptarë që kanë dëshirë të vizitojnë, punojnë dhe të kalojnë verën në Amerikë, mund t’a realizojnë përmes një programi të shkëmbimit kulturor.

Ambasada Amerikane e ka bërë të ditur një fakt të tillë përmes një njoftimi ku thuhet se të gjithë studentët e vendit tonë që do të duan të vizitojnë Amerikën gjatë muajve të verës, mund ta realizojnë duke aplikuar për një program shkëmbimi kulturor, punësimi dhe udhëtimi.