Ambasada gjermane: Punësim sezonal për studentët shqiptarë në Gjermani në 2019, ja ku të aplikoni!

147

Ambasada gjermane në Tiranë ka publikuar një njoftim me interes për studentët shqiptarë, për punësim sezonal në Gjermani për vitin 2019. Në një mesazh në Fb, ambasada gjermane shkruan: “Punësimi sezonal për studentët shqiptarë në Gjermani për vitin 2019! Këtu gjeni 4 hapat që u nevoiten studentëve shqiptarë për të aplikuar për punësim sezonal. Afati i fundit është 31 janari 2019.

4 hapa për studentët që dëshirojnë të aplikojnë për punësim sezonal në Gjermani:

1)  #LEXO me vëmendje fletën e informacionit
https://drive.google.com/open…

2)  #SHKARKO dhe #PLOTËSO elektronikisht formularin e aplikimit dhe vërtetimin nga Universiteti/Shkolla Profesionale
https://drive.google.com/open…
https://drive.google.com/open…

3)  #FOTOKOPJO pasaportën dhe lejen e drejtimit, nëse zotëroni këtë të fundit

4)  #DORËZO dokumentat origjinale pranë DIMAK Albania deri më 31.01.2019 ora 16:00

Për më shumë informacione, ambasada sugjeron që studentët t’i drejtohen: DIMAK Albania. Dimak është Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Arsim Profesional dhe Karrierë

DIMAK është një prej komponentëve të Programit Global “Migracion për Zhvillim” (PME), i cili financohet nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) në disa vende të përzgjedhura partnere. PME është një program i Qendrës për Migrim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (CIM), një bashkëpunim ndërmjet Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH dhe Qendrën për Ndërmjetësimin me Jashtë dhe atë Profesional (ZAV), një organ i Agjencisë Federale të Punësimit (BA).