Ambasadorja e SHBA: Shqiptarët, në rrugën e duhur që të udhëtojnë pa viza në SHBA

9

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka folur në një intervistë për mediat lidhur me mundësinë që shqiptarët të udhëtojnë pa viza drejt SHBA.

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim u shpreh se, Shqipëria është në rrugën e duhur që të udhëtojë në SHBA pa viza, por nuk dha një datë se kur kjo mund të realizohet.

“Varet nga çfarë ndodh në Shqipëri. Por mund të them këtë. Kur japim, kur vendosim të japim viza dhjetë-vjeçare, kuptimi është që jemi optimistë për dhjetë vitet e ardhshme. Nuk bëj dot parashikim se kur saktësisht do të mund të udhëtojmë pa viza fare, por mund të them se jemi në drejtimin e duhur. Një nga këta tregues është tregtia, biznesi midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, tha Kim.

Kujtojmë se pak kohë më parë, SHBA favorizoi shqiptarët, kur mori vendim se viza do jetë 10 vjeçare.