“America’s Best Doctors” zgjedh neurokirurgun shqiptar mes më të mirëve

25

Gentian Toshkëzi, neurokirurg i parë shqiptaro-amerikan është zgjedhur në top listën e neurokirurgëve më të mirë për vitin 2020 në shtetin e Pensilvanisë në SHBA.

Ky çmim i është dhënë nga shoqata “America’s Best Doctors”, i cili vlerëson mjekët në bazë të reputacionit të tyre profesional.

Dr. Genti drejton aktualisht një ekip kërkimi shkencor në Universitetin e Qëndrës Spitalore “Thomas Jeferson” në Philadelphia në fushën kurimit të sëmundjeve dhe traumave nervore, si dhe rigjenerimit të patologjive përkatëse në shtyllën kurrizore.

Gjithashtu mjeku i njohur shqiptar udhëheq aplikimin e teknologjive të fjalës së fundit në operacionet neurokirurgjikale duke aplikuar metoda robotike të udhëhequra nga teknologjia 3D.

Toshkëzi përfundoi studimet e larta në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë me medalje ari dhe vijoi karrierën në neurokirurgji në Paris për t’u specializuar më pas në New York.