Ana pozitive e të qënurit pozitiv

510

Një person pozitiv është më i lumtur dhe më i suksesshëm në jetë, ndërsa një person negativ nuk shquhet për këto karakteristika.

Të mirat e të qenit pozitiv janë të shumta:

Jetë më e gjatë; Sipas Mayo Klinikës optimistët kanë 50% më pak shanse për një vdekje të hershme se pesimistët. Nëse doni të keni një jetë të gjatë, duhet të filloni të mendoni pozitivisht.

Më pak stres; Shqetësimet janë një formë e shprehur e mendimit negativ. Shqetësimet po ashtu janë burim i stresit. Sa më shumë që shqetësoheni aq aq më shumë stres do të keni. Jeni më pozitiv dhe do të keni më pak stres.

Imunitet më të mirë; Në një studim nga Carnegie Mellon, shkencëtarët infektuan personat me virusin e gripit dhe ftohjes. Personat që mendonin pozitivisht raportuan për më pak simptoma madje grupi i pozitivitetit raportoi për më pak njerëz të sëmurë në përgjithësi.

Vetëbesim më të lartë; Kur jeni një person pozitiv ju shihni potencialin brenda teje. Si rezultat ju mbani një dritë më të ndritur dhe keni një vetëbesim më të lartë.

Vlerësim më i lartë i gjërave “të vogla” në jetë; Kur mendoni pozitivisht, ju vlerësoni të gjitha gjërat në jetën tuaj. Kur jeni falënderues për këto gjëra, ju largoni mendimet negative nga jeta juaj.

Më shumë sukses; Njerëzit më pozitiv nuk kanë frikë. Ata marrin më shumë kurajo për të provuar diçka të re se sa personat negativ. Sipas një shprehjeje të vjetër, asgjë nuk mund të dihet pa e provuar.