“AniFestROZAFA2022”/ Nis Festivali i Filmit të Animuar për Fëmijë, aktivitetet në Shkodër dhe Gjirokastër

16

Ka nisur Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar “AniFestROZAFA2022” organizuar nga shtëpia kinematografike “Projekt SXHJ”.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Fëmijë, “AniFestROZAFA2022” do të zhvillohet nga data 10-13 tetor në Gjirokastër dhe nga data 14-17 nëntor në Shkodër.

Ky festival është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

Festivali synon të bëjë bashkë regjisorë  e kineastë nga e gjithë bota, të cilët do të shfaqin filmat por edhe do të mund të vendosin lidhje të reja për zhvillimin e projekteve të tyre të ardhshme. Gjithashtu kineastët do të mund të vizitojnë qytetet Gjirokastrës dhe Shkodrës, gjatë ditëve të festivalit. Në Gjirokastër do të prezantohen filmat pjesëmarrës, ndërsa në qytetin e Shkodrës do të ndahen çmimet për fituesit.