Antipastat, tradita e veçantë e festave; si të përgatisni të duhurat

40

Tryezat e mëdha përtej gazit e haresë që mbledhin rreth vetes, janë edhe një shembull i mirë i shtrimit të traditës. Janë vendi ku mblidhen kujtimet e mira, bisedat e ngrohta e ku nuk mungon asnjëherë shija. Më e famshmja ndër to është tryeza e Vitit të Ri për të cilën angazhohet e gjithë familja.

Gjeli i detit, bakllavaja, mishi janë pjesë e pandashme e kësaj feste tashmë, por ato që surprizojnë çdo vit janë kombinimet e ndryshme të pjatave të mesit. Prandaj në këtë artikull do të flasim për ato që shpesh i quajmë antipasta të cilat konsiderohen si njohja e parë me tryezën dhe mikëpritjen.

Nuk janë gjë tjetër veçse kombinimi i duhur i disa ushqimeve bashkë. Ushqime të kompozuara në mënyrën e duhur që duket sikur i shtojnë shije edhe vetë shijes e janë kthyer në një art më vete.

Antipastat, përtej traditës dhe shijes

Prej kohësh ajo që dëgjojmë në restorante, shtëpi apo dhe bare të vogla është servirja e antipastave që është kthyer tashmë në një traditë më vete.

Fjala vjen nga Italishtja dhe do të thotë “para vaktit”, pra të shijosh ushqime para se të nisë gostia e vërtetë.

Antipasta perfekte duhet thjesht të ngacmojë oreksin pa ju krijuar ndjesinë e ngopjes, prandaj duhet të jeni të kujdesshëm me çfarë servirni. Në këtë artikull gjeni disa ide të cilat do të shkojnë më së miri me çdo plan që mund të keni për të shtruar darkën e Vitit të Ri.

Suksesi i kësaj pjate qëndron pikërisht tek cilësia e produkteve dhe paraqitja e duhur e tyre. Si fillim zgjidhni një pjatancë të madhe dhe vendosni për sa persona do ta përgatisni antipastën tuaj. Pasi secili nga të ftuarit duhet të ketë mundësinë të provojë e shijojë çdo produkt.

Si ta përgatisni

Filloni duke zgjedhur djathin e mirë vendas kaçkavall e të bardhë duke mos harruar ta servirni të prerë në kubikë të vegjël e të barabrartë.

Në një tjetër anë të pjatancës tuaj shtroni proshuta apo sallame të ndryshme sipas dëshirës suaj.

Ideale në këtë pjatë do të ishin sallamet e thata dhe djathrat e stazhionuar pasi shkojnë më së miri edhe me pijet që zakonisht serviren në fundvit.

Mund të zgjidhni salaminit e vegjël EHW të cilët nuk kanë nevojë të gatuhen, salçicet e veçanta me djathë brenda të cilat mund t’i skuqni apo piqni në furrë apo ato klasiket që përdorni në shtëpi zakonisht.

Mos harroni të shtoni proshutën, pasi shtrimi i një pjate të tillë e kërkon patjetër. Provoni atë me fileto pule, proshutën krudo, Milanezin apo të famshmin Pairizier që është një nga produktet më të shitura tek Shqiptarët, sipas kompanisë së përpunimit të mishit dhe prodhimeve te sallameve e proshutave EHW.

Kështu do të jeni të sigurt se antipasta juaj do që preferohet njësoj nga të rritur e fëmijë.

Një antipastë nuk është e plotë pa fruta, mjaltë, pak reçel, arrorë të ndryshëm si dhe domate, ullinj, kastravëcë apo perime të tjera që ju i preferoni.

Kjo pjatë duhet të jetë një shportë shijesh, një dhuratë që ju i servirni të ftuarve tuaj për t’i ngacmuar oreksin.

Kushtojini gjithnjë vëmendje paraqitjes, çdo produkt duhet të jetë i menduar pë kafshata të vogla gjatë kohës kur prisni të shtrohet darka e madhe.

Antipastat padyshim që janë një nga mënyrat më të shijshme për të ftuar të dashurit tuaj rreth tryezës ndaj mos nguroni t’i përgatisni.

E rëndësishmë është të qëndroni sa më kreativë në kompozim dhe kombinime shijesh, si dhe të zgjidhni gjithnjë cilësinë në produktet tuaja.