Antoneta, policja shqiptare që u vlerësua si më e mira në New York

22

Një police shqiptare 23 vjeçare rrëmbeu çmimim dhe vlerësimim më të madh të muajit në Policinë e New York-ut për trimëri dhe rezultate të shkëlqyera në punë. Antoneta Pepkolaj, police prej 1 viti, shkëlqeu dhe mori një vlerësim dhe triumf që policët e tjerë punojnë prej vitesh dhe nuk e kanë arritur akoma.

Antoneta ka mbaruar Akademinë 6 mujore të Policisë së New York-ut duke arritur rezultate shumë të larta dhe aktualisht ruan sigurinë e qytetarë të New York-ut në lagjen Bronx. Ajo është trime, e dashur, energjike, e përkushtuar, patriote, e qeshur, bashkëpunuese dhe shumë entuziaste. Ka një energji shumë pozitive dhe të pa shterrshme.

Antoneta është një shembull suksesi, krenarie, motivimi, përkushtimi dhe devotshmërie në shoqërinë amerikane dhe për komunitetin shqiptar. Ajo është anëtare e Shoqatës së Policëve Shqiptarë në New York dhe ndihmon komunittein shqiptar jo vetëm si policë por edhe si shërbestare në ceremoni apo ngjarje të komunitetit shqiptar në New York./Gazeta Dielli