Anxhela fiton zemrat e londinezëve, mjekja shqiptare vlerësohet publikisht për punën e saj (VIDEO)

29

Shqiptarja Anxhela Gradeci prej vitesh jeton dhe punon në Londër. Në fund të viteve 1990, Anxhela vetëm 4-vjeçe, familja e saj u largua nga Shqipëria dhe u venos në Mbretërinë e Bashkuar.

Anxhela studoi për mjekësi dhe sot ajo punon si mjeke në repartin respirator në spitalin Whitington, në Londër. Gjatë gjithë periudhës së pandemisë ajo ka qenë në vijën e parë të trajtimit të pacientëve me koronavirus.

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan ka postuar një video falenderuese për gjithë mjekët që kanë qenë në fronin e luftës ndaj COVID, por sidomos për mjekët e ardhur nga vendet e tjera.

Khan në profilin e tij në facebook, në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve ka ndarë historinë e emigrimit dhe të integrimit të Anxhelës.

Në videon e shpërndarë nga kryetari i Bashkisë, përshkruhet historia e Anxhelës.

Anxhela tregon për punën e saj e përditshme dhe se si u bë pjesë e stafit të këtij spitali.

“Pas gjashtë vitesh mësimi në shkollë mjekësore për sëmundje të ndryshme, erdhi Covid-19 dhe ndryshoi gjithçka.

“Refugjatët janë në vijën e parë në luftën kundër Covid. Kur qeveria kërkoi që vullnetarët të bëhen pjesë e personelit shëndetësor, qindra mjekë të lindur nga jashtë, përfshirë edhe refugjatët, u përgjigjën.”- thotë mjekja.