Anxhelo, gjeniu shqiptar që është 3 herë më inteligjent se moshatarët

54

Anxhelo dhe Debora, motër e vëlla, janë dy vogëlush me një inteligjencë shumë më të lartë se bashkëmoshatarët e tyre.

Sipas një ekzaminimi të realizuar në Francë, Anxhelo ka një nivel inteligjence 3 herë më shumë se moshatarët e tij.

Anxhelo Yzeiraj është vetëm 8 vjeç, por ka njohuri të përgjithshme mbi mesataren. Përreth katër vite, Anxhelo ka jetuar në Francë së bashku me familjen, ku mori pjesë edhe në një konkurs ndërkombëtar për inteligjencën. Nga 48 pjesëmarrës, ku më i madhi ishte 18 vjeç, Anxhelo fitoi vendin e parë. Vogëlushi vizitohet një herë në vit nga psikologët, të cilët kanë dalë në përfundimin se ai ka inteligjencë mbi normalen për moshën e tij dhe kujtesë shumë të mirë.

8-vjeçari ka njohuri nga fusha të ndryshme si: historia, gjeografia, letërsia, matematika e fizika

Është shumë e rëndësishme që fëmijë të tillë të përkrahen, prandaj do të përpiqemi e punojmë fort për t’i mbështetur në rrugën e duhur.