APD: 911 mjete lundruese u pëpunuan në kalatat portuale të Durrësit

0

Gjatë periudhës janar-korrik në kalatat portuale të Portit të Durrësit, më i madhi në vend janë përpunuar 911 mjete lundruese.

Autoriteti Portual i Durrësit bëri të ditur se për pritjen dhe përpunimin e tyre janë angazhuar edhe institucionet ligjzbatuese, si Policia e Kufirit, Kapiteneria e Portit, Dogana, etj.

Po ashtu autoritetet theksuan se po punohet me kapacitet të plotë dhe me angazhimin e të gjithë operatorëve shtetërorë e privatë për të krijuar gjithë infrastrukturën e nevojshme për mijëra udhëtarë që hyjnë në vendin tonë në rrugë detarë.

/ata.gov.al