Aplikacioni që kursen baterinë e celularëve

202

Shkencëtarët kanë zhvilluar aplikacionin që ruan jetëgjatësinë e baterisë në telefonin tuaj.

Kemi parë se si kompanitë e ndryshme kanë dalë me metoda të ndryshme për të kursyer jetëgjatësinë e baterisë në telefona. Megjithatë, kjo zakonisht vjen në kurriz të performancës dhe funksionalitetit.

Mirëpo duket se në Universitetin e Waterloo, studiuesit kanë arritur në të vërtetë të krijojnë një app që do të zgjasë jetën e baterisë në telefon pa ndikim në performancën. Ky aplikacion është i dizajnuar më shumë për telefonat Android, për shkak të përshtatshmërisë me sistemin.

Në thelb, ajo që bën ky aplikacion është se sa herë që aplikacionet janë të hapura përmes shumë dritareve, do të zvogëlohet niveli i ndriçimit të aplikacioneve jo kritike, gjë që do të ndihmojë në zvogëlimin e sasisë së baterisë që tregon ekrani i telefonit.

Bazuar në testimin e aplikacionit të tyre me 200 përdorues, u zbulua se aplikacioni arriti të zgjasë jetëgjatësinë e baterisë deri në një minimale prej 10%, dhe maksimalisht në 25%.