Aplikimet për ID/ Zyra të reja në njësitë 1 dhe 2

317

Banorët e njësive 1 dhe 2 në Tiranë, nga sot mund të aplikojnë pa radhë për kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike, në mjedise të reja e moderne.

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe kompaninë ALEAT, kanë mundësuar hapjen e zyrave të reja pranë shkollës “1 Maji”, të dedikuara plotësisht për aplikimin për mjetet biometrike të identifikimit.

Pranë këtyre zyrave do gjeni 10 sportele ku ofrohet shërbim i shpejtë dhe profesional.