Aplikimet për kartë identiteti, ja qytetet ku zyrat do jenë hapur edhe nesër

152

Zyrat e aplikimit për kartë identiteti do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë në disa qytete të vendit. Ministria e Brendshme njofton se ka urdhëruar që më datë 2 Shkurt, zyrat e aplikimit të jenë të hapura në Tiranë, Durrës, Berat, Elbasan, Fier, Lushnje, Korçë, Shkodër, Kamëz dhe Vlorë.

Në këto qytete, zyrat e aplikimit për kartë identiteti do të qëndrojnë të hapura për shkak të fluksit të madh të qytetarëve. Pak ditë më parë, Ministria e Brendshme deklaroi se kartat e identitetit që skadojnë në fund të 6-mujorit të parë të këtij viti, do të jenë funksionale deri në fund të vitit.