Apple, tashmë me një aplikacion për monitorimin e astmës te fëmijët

26

Gjiganti teknologjik Apple vazhdon të tregojë interes në sektorin e shëndetësisë.

Kompania ka blerë aplikacionin ”Tueo Health”, një sistem i cili do të ndihmojë prindërit të monitorojnë simptomat e sëmundjes së astmës kur fëmijët flenë.

”Tueo Health” po punon në zhvillimin e një aplikacioni smartphone që verifikohet me anë të sensorëve të frymëmarrjes.

Aplikacioni është projektuar për të dërguar paralajmërime për prindërit nëse frymëmarrja e fëmijëve të tyre ndryshon gjatë gjumit.