Arbëreshë nga Kroacia vizitojnë Shkodrën

57

Bashkia e Shkodrës u vizitua sot nga një grup nga Kroacia, pjesa më e madhe e të cilëve arbëreshë të Zarës.

Vizitorët u pritën në sallën e këshillit bashkiak, nga kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ku është zhvilluar një bashkëbisedim i ngrohtë.

Bashkësia e arbëreshëve të Zarës në Kroaci është krijuar para rreth 300 viteve me shqiptarë të shpërngulur nga vise të ndryshme të Shqipërisë.

E veçanta e grupit që vizitoi bashkinë është se të parët e tyre, i kanë rrënjët pikërisht në rajonin e Shkodrës.

Në përbërje të grupit ishin mësues dhe drejtues të shkollave dhe përfaqësues të bashkësisë së Zarës.