Arbëreshët në Palermo prezantojnë historinë, kulturën, traditën e veshjet e ruajtura në breza

45

Komuniteti arbëreshë ( në Piana degli Albanesi) në provincën e Palermos të Italisë, tradicionalisht çdo fillimjanari gjatë festës së Teofanisë prezantojnë historinë, kulturën, traditën e veshjet arbëreshe të ruajtura në breza, ka theksuar sot Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

Kryetari i kësaj komune dhe anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, Rosario Petta, tregon se organizimi i kësaj ceremonie është një nga festat më të përzemërta për komunitetin, pasi përmes saj paraqitet historia dhe origjina e këtij komuniteti arbëresh.