“Arbëria”, regjisorja arbëreshe sjell një film për rrënjët e saj shqiptare

107

Regjisorja  arbëreshe Francesca Olivieri do të sjellë në kinematë e jugut të Italisë një film me titullin “Arbëria”.

Në këtë film flitet për origjinën e saj dhe regjisorja tregon për lidhjet e hershme që ajo ka me Shqipërinë, e sesi stërgjyshërit e paraardhësit i kanë ardhur nga ajo që dikur quhej Arbëri, e sot Shqipëri.

Filmi është një dedikim për komunitetin arbëresh, i cili jeton në disa fshatra të bukur dhe të vegjël të Kalabrisë dhe Basilikatës. Ky film do të paraqitet në disa kinema në qytetet italiane, duke pasur mbështetje nga produksioni filmik “Lucana Film e Calabria”, ndërsa si aktore kryesore do të jetë po një kalabreze, e mirënjohura Katerina Misasi.

Regjizorja, nëpërmjet personazhit kryesor në film, Aidas, familja e të cilës ka origjinën në qytetin e vogël të Santa Caterina Albanese, tregon temën e zbulimit të origjinës së saj dhe lidhjeve të ngushta me ‘tokën amë”, Arbërinë ose Shqipërinë e sotme. Gjithçka i dedikohet arbëreshëve, një komunitet në Italinë e Jugut.