Gjirokastra u shëndërrua në kryeqendrën e folklorit, trashëgimisë, kulturës e argëtimit. Për tre ditë me radhë 30 shator, 1 dhe 2 tetor, ”Argjiro Festë 2016” bashkoi tinguj e ngjyra nga Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia. Solli kulturën nga të gjitha trevat shqiptare dhe ato ballkanase. Fëmijët patën mundësinë të njiheshin me trashëgiminë mijëravjeçare.
Në këto tre ditë ishte një festë që e shijuan të gjitha grupmoshat dhe që përfshiu çdo kategori sociale.