“Ari” i fshehur i Shqipërisë/ 3 mijë euro një kilogram, thesari që fshihet në malet tona

146

Rreth 3.000 Euro për një kilogram kërpudha. Duket një çmenduri dhe në fakt është, por tartufi e ka piacën e lartë. Në Shqipëri, kjo kërpudhë e rrallë rritet gjerësisht.

Tartufi shqiptar është shumë i ngjashëm me kushëririn e tij francez, por ato kushtojnë shumë më pak. Aq me vlerë është tartufi i bardhë saqë është i kuotuar edhe në bursë, ku çmimet fillojnë nga 300 në 1000 Euro.

Zhardhoku i tartufit e merr formën nga formacioni i terrenit dhe nga rrënjët e bimëve në të cilat paraziton. Sa më i madh të jetë zhardhoku i tartufit aq më shumë vlerësohet e për këtë arsye i rritet edhe çmimi.

Kërpudhat e zonës së Reçit në Malësi të Madhe janë gjithashtu tejet të kërkuara dhe eksportohen në Francë. Këto kërpudha rriten në zonën e gështenjave dhe mbulohen nga degë dhe gjethe gështenjash.

Këto kërpudha të bardha të cilësisë së lartë, të cilat pak kush i njeh shiten më pas restorantet e Tiranës dhe Durrësit. Për shkak se kultivimi i kësaj specieje nuk ka arritur të imitojë asnjë prej cilësive të saj në gjendje të egër, e ka rritur tej mase çmimin në treg.

Tartufi është padyshim një thesar i fshehur në pyjet tona. Për të cilin ne dimë kaq pak dhe që kemi humbur kaq shumë. Tartufi është një biznes me fitim marramendës.