Ariu i murrmë, rrëqebulli…/Moratoriumi i gjuetisë, shton faunën e egër në Shebenik-Jabllanicë

81

Moratoriumi për ndalimin e gjuetisë ka bërë të mundur vitet e fundit mbrojtjen dhe shtimin e kafshëve në parkun kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Kete e konfirmojne edhe pamjet e meposhtme te kafsheve te egra të filmuara nga kamerat kurth në këtë park.

Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, me një sipërfaqe prej 34 mijë ha, lartësi prej 300 – 2264 m mbi nivelin e detit, ka një ekosistem natyror shumë të pasur me bimësi, kafshë e shpendë të egër dhe ku gjendet rreth 32 % e florës së gjithë Shqipërisë.

Nga kafshët e egra vrojtohen ariu i murrmë, rrëqebulli, ujku, kaprolli, derri i egër, lepuri etj.