Arritën vlerën 27 miliardë lekë, ja me sa janë rritur eksportet shqiptare

21

Eksportet e mallrave shqiptare në muajin tetor të këtij viti arritën vlerën 27 miliardë lekë, duke u rritur me 8,3% në krahasim me muajin shtator.

Instituti i Statistikave publikoi raportin mbi tregtinë e jashtme për muajin tetor. Edhe importet sipas INSTAT në tetor u rritën me 13,3%, duke kapur vlerën 59 miliardë lekë.

Deficiti tregtar i këtij muaji ishte 32 miliardë lekë, duke u ulur me 17,9%, në krahasim me shtatorin e 2019-s.

Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar pozitivisht grupet “Produkte kimike dhe plastike” me 0,2% dhe “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me 0,04%.