Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) po punon për eliminimin e pikave të zeza, me qëllim reduktimin e numrit të aksidenteve.
Sipas ARRSH-së, është bërë ndërhyrja në aksin rrugor Harku i Berdicës-Velipojë, në kthesat e rrezikshme në Jergucat dhe në aksin Levan-Vlorë.
Ndërhyrjet për eliminimin e pikava të zeza konsistojnë në ndriçimin e nyjeve, zgjerimin me korsi shtesë në aksese, instalimin e mbrojtëseve metalike, si dhe instalimin e bandave zhurmuese.
Fondi në dispozicion për eliminimin e pikave të zeza në të gjithë vendin për vitin 2023 llogaritet 5 milionë euro.