ARRSH nis ndërtimin e mbrojtëseve të skarpateve në aksin Kardhiq-Delvinë

14

Autoriteti Rrugor Shqiptar nisi punën për mbrojtjen, rivitalizimin, gjelbërimin dhe stabilizimin e skarpateve në rrugën e re nga Ura e Kardhiqit, deri në Delvinë.

Sipas ARRSH-së, realizimi i këtyre punimeve do t’i japë zgjidhje afatgjatë mbrojtjes së skarpateve dhe do të shmangë rrezikun e rënies së materialeve në trup të rrugës, duke rritur sigurinë për të gjithë drejtuesit e mjeteve.

Rruga Kardhiq–Delvinë, e cila shkurton me 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë, dhe është një nga projektet e paketës transformuese për ekonominë dhe turizmin e të gjithë zonës u hap për qarkullim në fillim të muajit korrik.

Ky aks siguron gjithashtu lidhjen shumë më shpejt të Gjirokastrës me bregdetin duke evituar Qafën e Muzinës, për të vijuar përmes Nivicës.