ARRSH, punime mirëmbajtjeje në pikat hyrëse doganore

13

Autoriteti Rrugor Shqiptar po kryen punime për mirëmbajtjen e disa akseve rrugore pranë pikave doganore.

Sipas ARRSH-së, në kuadër të kontratave të mirëmbajtjes estetike në aksin Gjirokastër-Kakavijë është bërë rifreskimi i sinjalistikës vertikale dhe horizontale.

Gjithashtu në doganën Kakavijë, një portë lidhëse e rëndësishme me vendin fqinj Greqinë kanë përfunduar të gjitha punimet estetike, si lyerja e bordurave rrethrrotullimeve, lyerja e trafikndarëseve të rrugës, mbjellja e pemëve dekorative oleander etj.

Në ditët në vijim do të fillojë puna nga sektori i estetikës së ARRSH Rajoni Jugor edhe në doganën e Qafë Botës dhe në doganën Tre Urat, duke krijuar një uniformizim të të gjitha pikave hyrëse në Republikën e Shqipërisë.

/ata.gov.al