ARRSH: Rruga Bogë-Theth është pastruar nga dëbora, qarkullim normal

1

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se në segmentin rrugor Bogë-Theth reshjet e dëborës kanë pushuar dhe qarkullimi i  mjeteve vazhdon normalisht.

ARRSH ndau në rrjete sociale pamje nga ky segment rrugor, ku shihet rruga e hapur nga dëbora.
Ndërsa borëpastruesja vijon punën për zgjerimin e pjesës kaluese të mjeteve.
“Bogë-Theth, reshjet kanë pushuar. Rruga është e pastruar, qarkullimi vazhdon normalishtpo punohet me zgjerimin e pjesës kaluese. Temperatura shënon 1°C”, njoftoi ARRSH.
/ata.gov.al