ARRSH: Vendoset sinjalistika në segmentin Kamëz – Fushë-Krujë

112

Rritja e sigurisë rrugore mbetet prioritet i Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili po vazhdon punën me ritme të larta për përmirësimin e kryqëzimeve me sinjalistikë vertikale dhe horizontale në segmentin Kamëz – Fushë-Krujë.

Paralel me këtë ndërhyrje, ARRSH po punon në kryqëzimin e Tapizës, Qerekë dhe Dritas.

Pajisja me sinjalistikë rrugore synon garantimin e sigurisë maksimale për udhëtarët në të gjithë akset  e vendit.

Dy ditë më parë, ARRSH përfundoi vendosjen e sinjalistikës horizontale dhe vertikale në tunelin e Shkopetit dhe pjesën tjetër të aksit.

Këto investime synojnë përmirësimin e sigurisë rrugore për të gjithë qarkulluesit e mjeteve.