Arsimi profesional “mban” tregun e punës/ 29% e të punësuarve me edukim teknik, norma më e lartë në rajon

16

Kur flasim për tregun e punës në sektorin privat, Shqipëria ofron një panoramë të ndryshme nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, sa i përket arsimimit. Bazuar në “Barometrin e Ballkanit 2020”, të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, të pyetura për arsimimin e stafit të tyre deklarojnë se gati 1/3, ose 29%  kanë edukim teknik, pra arsim profesional, në bazë të zanatit të tyre. Kjo normë është më e larta ndër të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në rajon mesatarja fiksohet në 18%, thotë anketa. Vetëm 34% e të punësuarve janë vetëm me arsim të mesëm, që është norma më e ulët në rajon. 30% ndërkohë janë me arsim të lartë. Kjo normë është ndjeshëm mbi mesataren rajonale, që fiksohet në 24%.