Art në tunelin antibërthamor

334

Tunelit anti-bërthamor i Gjirokastrës, i hapur për qytetarët vetëm disa vite më parë po i largohet zymtësia.

Piktori nga Korça, Olgert Rakipllari, po punon atje dhe synimi sipas tij është ti rikthejë ngjyrat e humbura qytetit të gurtë.

Në muret e tunelit ai po vizaton motivet e dy qilimave tradicionalë, një projekt që ka ngjallur edhe kuriozitetin e qytetarëve të cilët e vlerësojnë punën e artistit të rrugës.

Piktori korçar thotë se ideja lindi vite me parë ndërsa vizitonte qytetin dhe synon që puna e tij të mbetet një kontribut dhe ti shërbej promovimit të Gjirokastrës turistike.

Tuneli anti-bërthamor i Gjirokastrës është ndërtuar rreth viteve 1980, ndërsa veçori është fakti se ai kalon poshtë kalasë Argjiro dhe lidh dy lagje të qytetit.