Artan Hoxha, mirenjohje per çdo efektiv te Policise se Shtetit

294

Nje falenderim dhe mirenjohje per çdo efektiv te Policise se Shtetit(pavarsisht funksionit apo detyres) qe kam takuar keto jave, te angazhuar ne aksionin antikanabis ne çdo cep te Shqiperise. Çdo rrenje kanabis qe ju asgjesoni i heq minimalisht 1000 euro nga duart narkotrafikut.
Nuk e keni te lehte.
Diku do t’ju shajne nen ze, e diku haptazi.
Diku do t’ju mallkojne se po u hiqni buken e femijeve, e diku tjeter do t’ju qellojne me arme. Diku do t’ju tradhetojne te korruptuarit mes jush, e diku do t’ju nxjerrin ne prite per te sakrifikuar ndoshta dhe jeten tuaj.
Mos u tutni!!!
A

Duam apo nuk duam, per ata qe u duan dhe ata qe u shajne nga mengjesi ne darke, Ju jeni shpresa jone e vetme.
Ju mungojne mjetet e nevojshme per te permbushur nje detyre qe nuk ngjan me ate te asnje kolegu tuaj evropian.
Nuk keni paisjet e duhura, nga ato personale e deri te mjetet e transportit.
Nuk keni shperblimin material.
Madje per ironi te fatit, shkaterroni me mijera e dhjetera mijera rrenje kanabis ne dite, por paguheni ne muaj aq sa prodhon nje bime e vetme nga ato qe ju korrni.
Nuk keni mbeshtetjen e plote politike.
Por as mos e prisni. Nuk keni per ta patur.
Per ju nuk do kete kurre “konsensus patriotik”.
Harrojeni!!!
C

Eshte nje lufte e padrejte dhe e pabarabarte. Policet e varfer kunder miliardave te narkotrafikut, qe ushqejne jo vetem korrupsionin e pushtetit, makuterine e gjyqesorit e drejtesise, por dhe gjithe politikanet e inkriminuar te ketij vendi.
Shanset per fitore duket se nuk anojne nga ju.
Por mos harroni,
JU jeni TE MIRET….
dhe Kurre nuk do jeni vetem….