Arti i të gdhendurit mbi dru, veriu ringjall traditën e bukur shqiptare

224

Të gdhendesh e vizatosh mbi dru është një art i veçantë që pukjanët e kanë pasur traditë para viteve 90. Me pas tradita u shua e trendi i shkatërrimit te çdo gjeje duket se përfshiu dhe punishtet e artit mbi dru.

Por duket se tradita po ringjallet. Viktor Shahinaj i njohur si mjeshtri i krijimit të violinës shqiptare ka hapur një studio te vogël ne qytetin verior, e cila ndryshe nga sa e mendonte tashme nuk është veçse pasion, por dhe fitimprurese.

Ai çdo ditë punon mbi dru portrete e pamje te ndryshme, ndërsa studio e tij po kthehet ne destinacion për çdo kënd qe viziton Pukën.

Dru gdhendësi artist thotë se pasioni i tij u ringjall falë investimeve që po bëhen në qytetin verior çka ka sjellë mjaft turist të cilët janë dhe blerësit me te shumtë të punimeve të tij pirografike dhe ato të gdhendura. Si çdo artist edhe Viktori disa punime i ka me të lehta dhe i gdhend e punon me mjaft pasion.

Nga studio e vogël në qendër të qytetit, këto dite dolën me shume se 140 punime të cilat u ekspozuan ne mjediset e pallatit të kulturës duke tërhequr vëmendjen e mjaft vizitorëve të cilën inkurajuan artistin Viktor Shahini, i cili tashmë konsiderohet si një pasuri e qytetit verior.