Arti si antidot i kohëve tona!

89

Kur u ftova për të shkruar për këtë çështje në revistën Time, pra një shënim kushtuar optimizmit dhe artit, gjendesha në një ditë tepër të zymtë. Titujt e gazetave ndërkombëtare që më tregonin për atë që na pret ne njerëzve: Fanatizëm, varfëri, padrejtësi, traumë, telashe etj.

Mu desh të vija në peshë dëshpërimin dhe dyshimin me optimizmin. Zgjedhja ishte e lehtë, doja të zbuloja më shumë anën tjetër, optimizmin. Dhe kështu duke bashkëpunuar me ekipin e Time, u gjenda pranë një kujtese, një fakti të vërtetë: Që prioritizimi i shpresës sa herë të kemi mundësi, është një gjë vërtetë e guximshme, që duhet bërë patjetër nga të gjithë.

Ne nuk eksplorojmë vetëm idenë e optimizmit, por edhe përfaqësimin e saj. Për mua kjo është ajo çka përcjell arti. Arti është një antidot në këto kohë. Secili duhet të kuptojë se lidhjet shoqërore, politike dhe historike të shoqëruara me përvoja traumatizuese gjatë jetës mund të transformohen me një angazhim të madh e të vërtetë, përmes bashkëpunimit.

Arti nxit gjithçka; largimin e frikës, kënaqësinë dhe vetëbesimin, dashurinë dhe mirëkuptimin. E di çfarë duhet të bësh? Kur të ndihesh i mbërthyer nga rreziqet që sjell politika, hap një libër, shih një vepër arti, dëgjo muzikë, një rresht romani, një imazh në ekran, merr frymë thellë dhe mendo se… Po ringjallesh.

Shënim i Ava DuVernay për Revistën Time./ Ava Marie DuVernay, 46 vjeç është regjisore amerikane, producente dhe skenariste.