Ylli argjentinas i futbollit Lionel Messi do të ketë një murale në Tiranë.
Leo Messi ngjitet në murin e konvikteve të reja të mjekësisë. Artisti që pikturoi Maradonën në Napoli, zgjedh Tiranën për Messin.
Muralja e Mesit do të jetë te godinat e reja të konvikteve tek Farmacia 10 në kryeqytet, ndërsa po tërheq çdo ditë kureshtjen e qytetarëve të shumtë që kalojnë aty.
Messi cilësohet si një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave. Që nga viti 2011 Messi është kapiten i ekipit kombëtar të Argjentinës, ndërsa aktualisht luan me “Paris Saint Germain”.
/ata.gov.al