“Artistja e vitit”/ E papërsëritshmja Ermonela Jaho fiton çmimin Ndërkombëtar të Muzikës Klasike

8

Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, e papërsëritshmja Ermonela Jaho është fituese e Çmimeve Ndërkombëtare të Muzikës Klasike 2023, me vlerësimin “Artistja e vitit”.

Në një postim në rrjetet sociale, Ermonela Jaho shprehet se ndihet e nderuar për këtë titull, duke shtuar më poshtë motivacionin: “Me bukurinë unike të zërit të saj të lavdishëm, drejtuar në mënyrë të sigurt e mrekullisht të shkëlqyeshme, Ermonela Jaho magjeps me estetikën e saj të pastër vokale. Por kjo është vetëm njëra anë e artit të madh të këngëtares, tjetra është prezenca e saj teatrale elektrizuese. Pak këngëtarë e arrijnë një shkallë të tillë, aq të lartë të identifikimit me rolet e tyre, një vërtetësi kaq të plotë dhe emocion thellësisht prekës. Pasi del në skenë, Ermonela Jaho hedh si një mantel personalitetin e saj dhe mishëron plotësisht personazhin që duhet të interpretojë”.

Prej vitesh Ermonela Jaho korr suksese njëri pas tjetrit, në skenat e teatrove më prestigjioze të botës.

Padyshim ajo është modeli i njeriut që ngrihet me punë dhe ambasadore ekselente e kulturës shqiptare në botë.

Vetëm pak ditë më parë ajo pati suksesin e radhës në Metropolitan Opera të Nju Jorkut, me rolin e Violetës.

Padyshim, një prej grave më të rëndësishme të kombit.