Artizanët, kontribut të rëndësishëm për kulturën dhe ekonominë e vendit

0
Artizanët ofrojnë një kontribut të rëndësishëm për kulturën dhe ekonominë e një vendi duke ruajtur traditën e këtyre punimeve brez pas brezi.
Agjencia Kombëtare e Turizmit solli në vëmendje, se sot është Dita Ndërkombëtare e Artizanatit, e cila gjithmonë e më tepër po merr vëmendje edhe në Shqipëri.
Artizanët e fushave të ndryshme po kërkohen edhe nga të huajt për produktet e tyre të cilat mbi të gjitha janë unike dhe mund të bëhen sipas kërkesave dhe porosive.
”Traditat e qytetit” ku dominon artizanati, janë thelbi i shpirtit të popullit.

Zejtaria dhe puna artizane mbetet vlerë e shtuar në ekonominë e një vendi, e cila duke u mbështetur në traditë dhe histori, i jep një dimension të ri zhvillimit të tregtisë së këtyre produkteve, brenda dhe jashtë kufijve.

Në këtë kuadër për të rikthyer dhe zhvilluar më tej këtë sektor, me aq shumë potencial që bart vendi ynë, qeveria po mbështet bizneset artizane.

Ky sektor sa i lashtë dhe me vlerë karakteristike në zona të ndkryshme, është mjaft i ndërlidhur edhe me agroturizmin, i cilipo merr zhvillim vitet e fundit në shumë krahina të vendit, ku kontribut bart edhe trashëgimia artizanale, si trend që tërheq mjaft turistët e huaj.

/ata.gov.al