Asfalt dhe sinjalistikë, rruga Cërrik-Belsh-Kuçovë-Ura Vajgurore drejt përfundimit

248

Sinjalistika horizontale dhe vertikale e rrugës Cërrik-Belsh-Kuçovë, Ura Vajgurore është drejt përfundimit, në një aks që po rikonstruktohet nga një investim i qeverisë shqiptare.

Rruga lidh qarqet Elbasan dhe Berat dhe shkurton në 2 orë kohën e udhëtimit drejt Tiranës. Aksi rrugor Cërrik-Belsh-Kuçovë-Ura Vajgurore që lidh Beratin me Elbasanin krijon mundësi të reja për bujqësinë, agro-turizmin dhe biznesin privat.

Projekti me vlerë 892 milionë lekë po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Rruga do të shkurtojë distancën e udhëtimit Elbasan-Berat me rreth 1 orë.

Përfitues të drejtpërdrejtë të këtij projekti janë rreth 200 mijë banorë. Me ndërtimin e kësaj rruge krijohet hapësirë të re ekonomike mes fshatrave të Dumresë dhe Kuçovës në drejtim të Beratit dhe Tiranës. Rruga garanton dhe një lehtësim shumë të ndjeshëm për të gjithë fermerët e zonës dhe për qarkullimin e gjithë prodhimeve që ka qenë një problem shumë i madh në atë zonë, pasi rruga ishte një shteg i pakalueshëm.