Unaza e re Lumalas-Melçan-Porodinë është një tjetër projekt i rëndësishëm në infrastrukturën rrugore, në shërbim të zhvillimit bujqësor dhe turistik të Korçës.
Rikonstruksioni i plotë i 3 kilometër rrugë në këtë aks të rëndësishëm, do të përmirësojë lëvizjet e transportit dhe aksesin në tokat bujqësore për banorët e këtyre fshatrave.
Aktualisht po punohet në hedhjen e shtresës së asfaltit, që përmbyll plotësisht punimet në rikonstruksionin e plotë të këtij aksi rrugor.
Ky investim i paraprin degëzimit të parashikuar në një fazë të dytë punimesh, i cili do të lidhë këtë segment me Teqenë e Melçanit.
Unaza Lumalas – Melçan – Porodinë shtrihet në perëndim të qytetit të Korçës, në distancë rreth 10 km nga Korça. Rruga lidh fshatrat Lumalas, Melçan dhe Porodinë me rrugën nacionale Korçë – Pogradec.