Atraksion natyror dhe kurativ, mijëra turistë në ujërat termale të Bënjës në Përmet

68

Zonat e mbrojtura në qarkun e Gjirokastrës po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve vendas e të huaj, por pika më e vizitueshme dhe më atraktive mbeten Ujërat Termale të Bënjës.

Gjatë kësaj jave ishin rreth 1700 turistë në Ujërat termale të Bënjës, ku vihet re rritje e nurmit të turistëve të huaj, si gjermanë, çekë dhe polakë.

Ujërat Termale të Bënjës janë një nga resurset natyrore më të çmueshme. Ato ndodhen rreth 8 km nga Përmeti. Burimet e ujërave termale janë natyrore dhe të mbledhura në gjashtë vaska të vogla që formojnë liqene natyrale me një bukuri të vyer.