Australia shkruan për Shqipërinë: Ja pse duhet vizituar me patjetër

145

Kur bëjmë pushime në Europë, ne përpiqemi gjithmonë të shijojmë klasiken. Ndërsa Italia dhe Franca kanë fituar prestigjin e tyre, ka shumë vende të vogla, që thjesht kalojnë pa u vënë re. E vendosur në juglindje të Ballkanit, Shqipëria ka qenë një nga destinacionet më të neglizhuara. Por, mjaft më, themi ne, shkruan revista australiane ”Style”.

E kufizuar nga Mali i Zi, Greqia, Kosova dhe Maqedonia, Shqipëria lë pas eksplorim dhe çudi. Ky vend ka bukurinë e rafinuar të vijës bregdetare, e shoqëruar me lugina të ëmbla, me stinën e verës të ndryshme mesdhetare dhe me dimër të ashpër dhe të ftohtë. Plazhet e tyre janë aq të tejdukshme dhe të qetë sa Greqia, dhe Alpet e tyre të mbuluara me dëborë janë aq të larta dhe madhështore sa majat e Skocisë. Shqipëria është me të vërtetë piktoreske”.

E thënë shkurt, Shqipëria është si Kroacia e re. Turizmi është shtuar dhe është e lehtë të kuptohet pse”.

”Rrugët e Tiranës janë të mbushura me tregje që shesin prodhime vendase dhe pallatet të pikturuara me ngjyra të gjalla. Një ish-kryetar bashkie, i ngjyrosi ato si De Blob Wii. Ju mund të bridhni tani rrugëve të Tiranës dhe të shihni ngjyra të gjalla dhe modele gjeometrike.

”Nëse jeni duke kërkuar një vend tjetër përveç kryeqytetit, shikoni Durrësin, Sarandën, Korçën, Krujën dhe Shkodrën, të mbushura me kështjella mesjetare dhe manastire”, thekson revista australiane ”Style”.