Autoriteti i Konkurrencës pezullon zbatimin e vendimit të Urdhrit të Stomatologut

114

Autoriteti i Konkurrencës pezullon zbatimin e vendimit të Asamblesë Kombëtare të Urdhrit të Stomatologut, Për miratimin e listës së çmimeve dysheme për shërbimin stomatologjik”, pasi bie në kundërshtim me dispozitat e Ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës” i ndryshuar.

Në një njoftim për shtyp, Autoriteti i Konkurrencës, citon se “bazuar në nenin 44 të Ligjit Nr. 9121/2003, vlerësojmë se jemi përpara një rasti urgjence,  pasi vendimi i Asamblesë Kombëtare të Urdhrit të Stomatologut, nr. 12, datë 14.12.2018 “Për miratimin e listës së çmimeve dysheme për shërbimin stomatologjik”, sjell një dëm të rëndë dhe të pariparueshëm për konkurrencën dhe ka të ngjarë të ketë shkelje të nenit 4 të Ligjit Nr. 9121/2003”.

“Në rast se ky vendim nuk do të zbatohet, atëherë Urdhri i Stomatologut do të ndëshkohet me gjobë deri në 10% të xhiros vjetore për shkelje të rëndë të konkurrencës. Po ashtu, edhe individët që do të zbatojnë këtë vendim, gjobiten në masën deri 5 milionë lekë”, thuhet në njoftimin e Konkurrencës.