Në portin e Durrësit, më i madhi në vend, po përpunohen sot 5 anijeve me rreth 6 mijë tonë mallra dhe mbi 1200 njësi kontejnerike.
Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se 2 anije me rreth 3300 tonë mallra dhe 412 njësi konteinerike janë në përpunim, 2 anije me 2650 tonë mallra dhe 309 njësi kontejnerike në radën portuale.
Ndërsa 1 anije me 536 njësi kontejnerike është në pritje për t’u përpunuar në orët në vijim.
Ndërsa 5 anije me 3246 tonë mallra dhe 1232 njësi kontejnerike janë në radën portuale.
Sipas të dhënave statistikore gjatë 8 muajve të parë të vitit 2023, në katër terminalet portuale janë përpunuar në total 923 mjete lundruese, të cilat kanë transportuar në rrugë detare rreth 2 milionë e 400 mijë tonë mallra”.
Peshën kryesore të volumit të mallrave të përpunuara e mbajnë importet me 1.5 milionë tonë mallra, ndërsa eksportet zënë rreth 837 720 tonë, ose përkatësisht në masat 64 % dhe 36 %.
Me vënien në funksion të sistemit operativ online Navis 4, ofrohet një standard i ri pune në fushën e përpunimit të kontejnerëve në portin e Durrësit.
/ata.gov.al