Autorja shqiptare, Denata Ndreca merr titullin Akademike në Napoli

228

Autorja shqiptare që jeton në Itali Denata Ndreca është tashmë akademike e Akademisë Ndërkombëtare Vezuviane të Letërsisë, Shkencës dhe Artit.

“Këshilli Akademik, për ndihmesën e dhënë për të nxjerrë në pah kërkimin strukturor dhe krijues të artit dhe kulturës, si dhe progresin etik-socio-pedagogjik të veprës së saj plot merita në fushën e disiplinave filantropike, të cilat kanë aftësinë që të përforcojnë humanizmin, rritjen dhe zhvillimin, koncepte dhe tematika këto që vërtetojnë vlerat e shpirtit universal i jep titullin Akademik autores dhe poetes Denata Ndreca”  thuhet në motivacionin e titullit.

Denata Ndreca lindi në Shkodër dhe kreu atje studimet e larta. Gazetare, përkthyese dhe poete, ka botuar në Shqipëri disa vëllime poetike dhe libra për fëmijë. Veprat e saj janë vlerësuar me tituj e çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, janë përkthyer në disa gjuhë të huaja dhe përfshirë në antologji të ndryshme letrare. Është pjesë e lidhjes së 17 akademikëve të artistëve dhe shkrimtarëve “Pergola Arte Firenze”.