Autostrada “Arbën Xhaferri”, gati për një javë

78

Hapja e autostradës që do ta lidhë Prishtinën me Maqedoninë e Veriut për 45 minuta pritet të bëhet më 29 maj.

Ka mbetur edhe një javë që autostrada e dytë në Kosovë të jetë e hapur për qytetarët. Autostrada ka gjatësi 65.5 km dhe pritet ta lidhë Prishtinën me Maqedoninë Veriore për 45 minuta. Në përbërje të saj është edhe ura më e gjatë në rajon.

Autostrada “Arbën Xhaferi” përbëhet nga 13 ura, duke përfshirë edhe urën më të gjatë në rajon me gjatësi prej 5.7 km.

Për kryerjen e punimeve ishin të përshirë mbi 9000 punëtorë mbi 80 për qind e tyre nga Kosova.