Autostrada Prishtinë-Shkup do hapet në fund të majit

143

Punimet në Autostradën Prishtinë – Hani i Elezit, që lidh Kosovën më Maqedoninë janë drejt fundit. Qarkullim në këtë autostrade pritet të hapet në fund të muajit maj.

Autostrada “Arbën Xhaferi” ka një gjatësi prej rreth 60 kilometrash, buxhetit të Kosovës pritet t’i kushtojë 700 milionë euro.

Hapja e kësaj autostrade pritet të sjellë zhvillimi ekonomik dhe integrimin rajonal të Kosovës.

Punimet ishin planifikuar të përfundonin më 31 dhjetor 2018, por konsorciumi Bechtel – Enka nuk kishte arritur që t’i përfundojë me kohë punimet.