Avantazhet e zgjimit herët në mëngjes, çfarë duhet të dini!

105

Sipas një studimi të ri të publikuar në revistën Nature Communications njerëzit që i vjen natyrshëm të zgjohen herët kanë më pak gjasa të kenë probleme depresioni ose të tjera në lidhje me shëndetin mendor.

Autorët e studimit zbuluan se të qenit një “person i mëngjesit” i cili zgjohet me zogjtë është i lidhur me lumturinë më të madhe dhe me një rrezik më të ulët të skizofrenisë dhe depresionit dhe se “bufat”e natës mund të jenë në rrezik më të madh për këto probleme. Megjithëse orari i trupit tuaj përcaktohet nga gjenet tuaja, provoni këto mënyra për ta shijuar më shumë ditën.

Hapni grilat dhe perdet në shtëpinë tuaj në mëngjes herët ose më mirë akoma, shkoni për një shëtitje jashtë. Rritja e ekspozimit të dritës është menduar të jetë çelësi për të rregulluar orarin tuaj të brendshme.

Zvogëloni ekspozimin tuaj të dritës blu në mbrëmje. “Fikni pajisjet tuaja elektronike dy orë para se të të shtriheni në gjumë”, thotë specialistja e gjumit Olivia Arezzolo.

Filloni duke shkuar në shtrat 15 minuta më herët se zakonisht dhe duke u zgjuar 15 minuta më herët në mëngjes. Pas disa ditësh lëvizni në 20 minuta dhe kështu me radhë derisa të jeni një person më me shumë energji në mëngjes